George Clooney dhe Amal, That’s amore
Shumë shpejt ajo do të bëhet zonja Clooney. Por ata shfaqen bashkë njësoj si të ishin në takimet e para. Amal Alamuddin është fotografuar teksa puth me passion bashkëshortin e saj të ardhshëm, gjatë një darke me miqtë në liqenin Como.Çifti po shijon disa ditë romantike përpara se ti përvishen punës për të organizuar ceremoninë martesore. Më herët cifti pritën në liqenin e Comos miqtë e tyre, që do të qëndrojnë në vilën e George atje për ti ndihmuar për organizimn e dasmës me 36 vjeçares Amal dhe aktorit 53 vjecar, Clooney. Çifti po qëndron prej ditësh në vilën e George në Lombardi të Italisë, pronë e cila kushton 25 milionë paund.Në fillim të këtij muaji nga Londra, çifti bëri publik lajmin e martesës në muajin shtator ndërsa theksuan se gjithcka do të jetë shumë private. Clooney i ka kërkuar kryebashkiakut të Lombardisë siguri maksimale për ditën e tij të dasmës. Çifti u njoh vitin e shkuar, në muajin shtator në një event bamirësie. Clooney i propozoi Amalit për martesë në muajin prill, duke i vendosur në gisht një unazë diamond 7 karat.