Vajzës së Robin Williams i postojnë në Twitter foto të rreme të trupit të vdekur të babait

Vajza e Robin Williams është detyruar të anullojë postimin e saj në Twitter dhe më pas ka thënë që do të fshijë llogarinë  e saj pasi disa profile kanë postuar disa foto të rreme të trupit të babait të saj të vdekur.Zelda Williams, 25 vjeçe pasi ka marrë këto foto në postimin e saj ka shkruar: “Po dridhem, nuk mundem. Twitter anulloi një link dhe unë nuk dua ta hap, as ju mos e hapni, ju lutem”.Imazhi që shfaqej me anë të fotos dukej e dixhitalizuar për tu dukur si trupi i vdekur i Robin Williams. Por dy llogaritë të cilat kishin dërguar këtë me anë të mesazhit @PimpStory dhe @MrGoosebuster tashmë janë çaktivizuar dhe nuk janë më ekzistente.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter