Kinë, operacione plastike për të fituar vendin e punës

Nëse mendoni se në Britani është shumë e vështirë të gjeni një vend pune pasi jeni diplomuar lexoni këtë artikull ku në Kinë të sapo diplomuarit po shpenzojnë mijra para për operacione plastike vetëm për t’u dukur bukur në një intervistë pune.Numri i studenteve kineze të sapo diplomuara, për t’u dukur bukur në intervista pune   po shpenzojnë shumë të konsiderueshme në kirurgjinë kozmetike për të fituar avantazh në tregun e vështirë dhe konkurues të vendit të punës.Në një mjedis kaq të egër të rinjtë dhe të rejat refuzojnë t’ia ‘lënë gjërat kohës’ madje edhe pamjen e tyre të jashtme. Një studente e cila diplomohet së shpejti pohon se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë, fytyrë dhe tek buzët e cila sipas saj pamja e re do ta ndihmojë atë të fitojë vendin e punës që dëshiron.Doktori i kirurgjisë plastike Dr.Song shprehet se ‘Është e vërtetë që pamja e jashtme ndihmon në prespetivën e të rinjve për të ardhmen, të jenë më konkurues për veten e tyre. Ndëryrjet estetike bëjnë një person të ketë një vlerësim më të madh për veten si çelsi për të qënë i suksesshëm në jetë’.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter