Mania pas selfieve godet sërish, kafshohet nga gjarpri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2014, 16:46
Një grua përfundoi në koma pasi u kafshua nga një gjarpër Kobra, me të cilin ajo dëshironte të bënte një foto.I riu 34-vjeçar Olivier Matveyev, i cili kishte vite që iu ofronte turistëve në Rusi foto me gjarpërinjtë e tij, pas arrestimit nga policia u shpreh “Nuk arrij ta besoj, gjarpri asnjëherë nuk ka kafshuar njeri më përpara”.Matveyev u arrestua jo vetëm për ushtrim aktiviteti të paligjshëm por edhe se nuk mbante me vete anti-helimin në rast kafshimi, dhe nëse gruaja vdes në spital i riu mund të akuzohet dhe për vrasje, për të cilën ai mund të dënohet me shumë vite burg.