Courtney Stodden skena hot në plazh

Dashuria mes tyre është e padiskutueshme. E çuditshme por ja që është e vërtet dhe këtë duket se e tregojnë më së miri këto foto, ku shfaqen dy nga personazhet më të përfolura. Bëhet fjalë për 19 vjeçaren Courtney Stodden dhe bashkëshortin e saj 54 vjeçarin Doug Hutchison që duket se kanë prishur qetësinë publike e kanë tërhequr vëmëndjen e pushuesve në plazh, teksa nuk kanë arritur për asnjë moment të heqin duart nga njëri tjetri.19 vjecarja, bjondja simpatike por që nuk i ka shpëtuar që në adoleshencë ndërhyrjeve kirurgjikale, kishte veshur një palë bikini bojëqielli, që nuk linin shumë vend për imagjinatën ndërsa në cdo moment është fotografuar ngjitur më bashkëshortine e saj, 35 vjet më të madh. Vajza e njohur e reality shoëit, nuk ngurroi edhe të ekspozonte në cdo cast, unazën e saj me gurë diamante.Ndërsa nga ana e tij, aktori i "The green Mile" , Doug, nuk ngurroi për asnjë cast të shfaqte krenarinë për bukurinë e nuses së tij të vogël. Çifti u nda përfundimisht përpara disa kohësh, madje edhe u divorcua por ja që dashuria es tyre paska qënë më e fortë së ndarja, ndaj dhe ata janë fejuar sërish. Vendimi për tu rikthyer bashkë, Courtney e arsyeton kështu në një intervistë dhënë për "Fishwrapper": "Doug dhe unë kemi kaluar shumë së bashku në 3 vjet dhe pavarësisht gjithckaje, unë e dua atë".Ndërsa Doug shton më tej se dashuria dhe respekti që ai ka për Courtney është e pafundë dhe së shpejti pritet që cifti të organizojë një dasmë të dytë. Çifti u nda në muajin nëntor por javën e shkuar, përpara se të firmosnin divorcing përfundimtar, teksa ishin në terapinë e cifteve, 54 vjecari puthi dorën e të shoqes, duke treguar se do të riktheheshin në kohë.Sipas Courtneyit dhe deklaratës së saj të bërë në muajin nëntor, ndarja erdhi për shkak të diferencës së madhe në moshë, plot 35 vjet. Stodden ishte vetëm 16 vjece kur u martua me aktorin e "The Lost", në atë kohë 51 vjeç. Në marrëveshjen paramartësore të nënshkruar në 2011, Courtney kërkonte që edhe nëse çifti një ditë do të ndahej, ata do të mbesnin miq të mirë dhe mbi të gjitha partner në biznes, pavarësisht gjithçkaje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter