David Beckham kalon kohën me fëmijët e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2014, 14:57
Pasi u tërhoq nga futbolli, David Beckham është parë duke u përkushtuar më shumë kohës së lirë me fëmijët e tij dhe duke bërë aktivitete normale me ta në jetën e përditshme.Këtë të dielë 40 vjeçari dukej i lumtur teksa shoqërohej nga vajza e tij dhe djali për të bërë një udhëtim në Santa Monica si dhe me vete kishin marrë edhe qenin e tyre bulldog.Beckham mbante në krahë vajzën 3 vjeçare, ndërkohë që djali Cruz mbante qenin e tyre.I veshur sportiv dhe me një kapele në kokë, ish futbollisti është parë të rregullonin gjërat e tyre përpara se të udhëtonin, teksa ka future qenin Coco në makinë duke u ndihmuar edhe nga Cruz.