Zbulohet statuja 300 vjeçare e Jezu Krishtit e cila ka dhëmbë njerëzish

Një imazh i bërë me rreze X të një statuje të Jezusit në Meksikë ka treguar një fakt shumë interesant përsa i përket dhëmbëve të tij.Statuja mbi 300 vjeçare ka treguar se në të ka dhëmbë njerëzish të cilët janë të vendosur në rregull perfekt.8 dhëmbët e fortë janë zbuluar nga disa studiues të cilët bënë këtë skanim me rreze X si projekt për të restauruar vendin e quajtur “Zoti i mëshirës”, i cili dyshohet se është ndërtuar në shekullin 18.Dhëmbët e statujës besohet se janë dhuruar nga punuesit e dikurshëm dhe nga njerëzit që donin të kishin një afrimitet më të madh me besimin e tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter