Format bombastike të reperes Iggy Azaela

Reperja Iggy Azalea edhe një herë ka ditur si ta bëjë për vete publikun e saj, sigurisht përveç këngës dhe zërit të saj. Ylli i muzikës rep, me origjinë australiane, është ngjitur në skenë për të performuar me një kostum me ngjyra, të ngjitur pas trupit, duke nxjerrë në pah format e saj.Në një intervistë pas koncertit, dhënë për rrjetin amerikan NBC, Iggy ka thënë se hiti i saj, i cili fillimisht u bë numri 1 në klasifikimet në Francë për tu shndërruar në një hit botëror, i ka ndryshuar rrënjësisht jetën.Kënga e saj ende sot, për të 7 javë rresht, mbetet në krye të klasifikimeve edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kënaqësinë për këtë gjë ajo nuk ka ngurruar ta fshehë as gjatë performancës së saj në koncertin e radhës në Neë York. E mbështetur edhe nga nje trup baleti, Iggy dukej e lumtur dhe e kenaqur me atë çka ka arritur brenda një kohe shumë të shkurtër.24 vjecarja ka pushtuar menjëherë rrjetet sociale, me qindra komente pozitive për performancën, veshjen dhe sigurisht trupin e saj. Mediat shkruajne se Iggy e meriton suksesin që po përjeton tani pas hitit "Fancy" e madje shkruajne se ajo do të arrijë të behet  edhe më e suksesshme se Nicki Minaj dhe Azalia Banks.