Itali, zhvillohet kampionati i skulpturave prej rëre

Itali - Kështjella, por dhe personazhe të filmave të animuar dhe horror, të gjitha në madhësi maksimale dhe të ndërtuara prej rëre. Janë pjesë e një kampionati të skulpturave në rërë zhvilluar në Bolonja, në Itali, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet me datën me 21 gusht. Punimet e realizura nga artistët ndërkombëtar do të gjykohen nga një juri profesioniste dhe nga publiku.Për çdo skulpturë e cila mund të kalojë 4 metra lartësi, janë përdorur 6 ton rërë dhe 18 ton ujë. Pas përfundimit të punës është lejuar të përdoret llak dhe zam, kjo për të mbajtur skulpturën më të qëndrueshme. Punime të cilat do të jenë të prekshme për syrin e publikut deri në tetor.