Vajza gjen materiale metali në akullore

Një vajzë 4 vjeçare e ka lënë akulloren e saj me keqardhje pasi në të ka gjetur materiale metali të forta.Nëna e saj Cherish Allen 22 vjeçe i ka blerë një akullore vajzës së saj me qumësht nga një dyqan afër shtëpisë.Por kur vajza Aurora ka tentuar të hajë konen e akullores në gojë ka ndierë një dhimbje nga materialet e forta të cilat e kanë vrarë atë.Pas kësaj 4 vjeçarja ka nisur të qajë duke treguar se çfarë kishte në gojën e saj.Cherish thotë se pas kësaj vajza nuk ka mundur të hajë ushqim duke thënë se ato do ia dëmtonin gojën, megjithatë situata është normalizuar dhe pse vajza nuk do dojë të hajë më kurrë akullore.