Michele Keegan, krenare me trupin në Ibiza
Ajo është votuar këtë muaj si personazhi vip me trupin më të bukur në bikini dhe vërtet e meriton një vlerësim të tillë. Ndaj aktorja Michele Keegan, duket se ka patur edhe një arsye më tepër për të shfaqur format e saj në festën që u zhvillua në pishinën "Lipsy London" në Ibiza, të Spanjës.Aktorja 27 vjeçare arriti këtë vere të mundë bindshëm format trupore të Kelly Brook, Kim Kardashian dhe Beyonce, duke u përzgjedhur si femra që inspiron mijëra femra në mbarë botën. Dhe përzgjedhja e rrobave të saj të plazhit është gjithashtu interesante, teksa shfaqet edhe përkrah të fejuarit të saj, aktorit Mark Ërigth. Fillimisht ajo është shfaqur me rroba banjoje nga koleksioni më i fundit i saj, i cili do të hidhet në treg me 13 gusht.Ndonëse në pishina, Michele nuk ka harruar dhe të krehë me onde të lehta flokët e gjatë, shoqëruar me varëse dhe vëthe në ngjyrë floriri. Në një tjetër foto ajo shfaqet përkrah mikeshës së saj, Brooke Vincent. Michele u ndërrua disa herë brenda disa orëve, për të treguar edhe një pjesë të koleksionit të saj të ri.Kohët e fundit, bukuroshja e ekraneve tregoi se jo gjithnjë ka kohë për tu stërvitur por trupi i saj është thjeshtë dhuratë e zotit. "Nuk besoj në dieta drastike. Thjesht s’më pëlqen" -tha ajo.