Arvizu: Reforma në Universitete kritike, por fillim i mirë

Tiranë- Vetëm pak orë pasi mori bekimin e Këshillit të Ministrave, vendimi për mbylljen e një numri të konsiderueshëm të Universiteteve private, Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur nismën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.Përmes një postimi në twitter, Ambasada amerikane shpreh mbështetjen ndaj Ministres Nikolla për iniciativën kurajoze për të reformuar arsimin e lartë. Në deklaratë theksohet fakti se gjendja aktuale e arsimit është për të ardhur keq dhe do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme të shtrira në vite.Në këtë realitet, reforma e universiteteve publike është edhe më kritike, por kjo nismë është një fillim i mirë, thekson Ambasada.Megjithatë në postim theksohet se Shqipëria ka mjaft ekspertizë ku të referohet."Shumë profesorë dhe studentë bëjnë punë të mahnitshme në Shqipëri, ata meritojnë një sistem me një reputacion që përputhet me përkushtimin e tyre"përfundon Ambasada e SHBA-së.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter