Fishekzjarret gjatë ndërrimit të viteve rritën ndotjen
Gadishmëria e institucioneve dhe masat e marra shmangën incidentët në natën e ndërrimit të viteve por jo nivelin e ndotjes.Nga matjet e Institutit të Shëndetit Publik, ndotja e ajrit nga fishekzarrjet, pra prezenca e grimcave të dëmshme shënoi rritje 2 deri në 3 herë më të lart se normalja. Rritje kjo më e lartë krahasuar dhe me një vitë më parë.Përveç kësaj ndotja akustike është rritur në nivele shqetësuese duke arritur deri në 90 decibel, nga 55 që është dhe kufiri maksimal sipas BE-së.Por Shefi i departamentit të mjedisit në ISHP-së, Arben Luzati, tha se prezenca e grimcave pm2, grimcave të dëmshme për organzimin e njeriut janë ulur krahuar me 2 vite me parë.Por në krahasim me vendet e tjera të BE, këto grimca pluhuri janë në nivel më të lartë. Sipas raporti grimcat PM2 në Tiranë janë në 20.07 ndërsa normalja e vendeve të BE është 15. 00.Pasojat nga ndotja e mjedisit kanë efekte në menjëhershme në shëndetin e popullatës, prandaj specilistët e ISHP thonë se të gjitha institucionet duhet të jenë vigjilente për të marrë masat në kohë për të ulur nivelin e ndotjes.