Hakmarrja mes familjeve Shkreta-Llanaj, ekstradohet Jetmir Llanaj
Një nga protagonistët e serial-gjakmarrjes mes familjeve Llana dhe Shkreta në Kurbin Jetimir Llanaj i është dorëzuar drejtësisë shqiptare pasi është ekstraduar të martën nga Italia. Interpol Tirana ka sjellë në kryeqytet babain e 9-vjeçauit të vrarë me 5 qershor të vitit te shkuar, ngjarje e cila startoi një serial të gjatë vrasjesh mes dy familjeve. I akuzuar për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e Emanuel Shkretës, u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Italia.Në policinë Italiane Llanaj ka pranuar autorësinë duke deklaruar se krimin e ka kryer për të marrë hak ndaj vrasjes së djalit 9-vjeç që u ekzekutuar verën e shkuar në një atentat që familja Shkreta kishte organizuar ndaj xhaxhait të vogëlushit.Pas vrasjes së pakut të familjes Shkreta, Jetmir LLana u ndalua por nuk pati prova për fajësinë e tij dhe u la I lirë deri pas ngjarjes së 4 nëntorit ku mori hak ndaj familjes tashmë armike të përbetuar. Zinxhiri i hakmarrjes mes familjes Shkreta e Llanaj në Fushë Mamurras deri tani ka marrë tre jetë brenda 6 muajsh.