Haxhinasto:Transparencë e plotë për privatizimin e aseteve shtetërore

Edhe pse ka deklaruar se procesi i privatizimeve është realizuar në transparencë të plotë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me procesin e privatizimit të Albpetrolit dhe kryerjes së pagesës për të cilën ka kaluar afati ligjor.Gjithashtu kreu i METE-s nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me situatën energjitike dhe kompaninë CEZ shpërndarje.Gjatë një analize të shkurtër kreu i METE-s është përqëndruar vetëm në arritjet e kësaj ministrie."Gjatë vitit 2012 u rrit numri i biznesve te reja dhe niveli i investimeve të huaja.Qeveria I ka dhënë mbështetje biznesit dhe gjatë 2012-ës ka patur një rritje me 3.2 përqind i bizneseve të reja. Investimet e huaja direkte janë rritur me 20.3 %, eksportet kanë shënuar një rritje të qartë me 9 përqind” tha Haxhinasto.Ndërkohë që në kuadër të TAP u nënshkrua një marrëveshje me kompaninë zvicerane AXPO. Sipas ministrit Haxhinastoi një pikë tepër e rëndësishme mbetet edhe përfundimi i marrëveshjes për projektin e gazësjellësit TAP.Ndërkohë kreu i METE-s paraqiti edhe një sërë objektivat për vitin 2013 ku prioritet mbetet rritja e konkurrueshmërisë, lidhja me tregun rajonal të energjisë dhe me Kosovën si dhe lidhja e intekonjeksionit me Italinë që sipas tij do t'i japë frymëmarrje eksport-importit të energjisë.