FOTOLAJM/ Deputetët rebelë kthehen te Ligjet për CEZ, munguan për pr/ligjin e policisë

Tirane- Deputetët “rebelë” janë kthyer rreth orës 11:00 në komisionin e Ligjeve në momentin kur po diskutohet pr/ligji i marrëveshjes mes CEZ e qeverisë shqiptare.Ndërsa u vu re mungesa e tyre në momentin kur në komision po diskutohej pr/ligji për policinë e Shtetit.Në orën 11:00 mbledhjes i janë bashkuar Tom Doshi, Armando Prenga dhe Mark Frroku. Gazetarja jonë Klementina Cenkollari ka përcjellë në redaksi foton e deputetëve socialistë të cilët kanë zënë karriget e tyre.