Trashëgimia kulturore, Pal Trasha: Ne i kemi dhe i prishim, bota nuk i ka dhe i krijon vetë

Studiuesi dhe intelektuali i zonës së Lezhës si dhe kryetar i shoqatës për mbrojtjen trashëgimisë kulturore, Pal Trasha i ftuar në emisionin “Mëngjes Express”, përballë moderators Eva Idrizllari ka folur për problematikat që ka kjo trashëgimi në Shqipëri dhe në zonën e Lezhës në veçanti.“Ky është një pasioni im i vjetër që nuk e kam harruar kurrë. Kemi qënë besimtarë gjithë kohën. Unë kam lindur në një zonë që ka 4-5 kisha, dhe aty ka qenë një zonë e banuar që në mesjetë me 900 shtëpi. Në atë zonë ishte ngulitur thellë feja. Të gjithë presidentët sapo zgjidhen, vizitën e parë e bëjnë në Lezhë. Lezha ka kulturë.Në Lezhë punohet. Nuk ka shumë luftë politike, administrat është e kualifikuar. Por shqetësimin unë e kam që më pak se në çdo fushë punohet në trashëgiminë kulturore. Ne i kemi dhe i prishim, bota nuk i ka dhe i krijon vetë. Nuk shkohet në Europë pa kulturë. Po shyqyr që na morri Europa vetë se ne nuk kishim për të hyrë kurrë", u shpreh ai.Trasha ka analizuar disa nga monumentet e kulurës në Lezhë të cilat kanë nevojë urgjente pë restaurim dhe mirëmbajtje.Kulla e Zogutkulla e zogutShqipëria ka shumë monumente kulturore, dhe veçanërisht Lezha ka shumë. Kjo është një shtëpi karakteristike e cila ndodhet në kullat e hershme, mbi 150 vjet, dhe është Kulla e pinjollëve të Zogut, jo e ish-mbretit, por e xhaxhallarëve të tij. Ndodhet në një pikë sipër liqenit të Ulzës. Po të mirëmbahej dhe rikonstruktohej do të ishte një mrekulli.Në një guidë turistikeqë kam pasur me Princ Lekën, kam pasur mbështetjen e tij pasi ai ka një kulturë tejet perëndimore.Unë shqetësohem se kjo kullë 150-170 vjeçare është një monument kulture që duhet të mirëmbahet dhe duhet të restaurohet. Shumica janë pronë private dhe është detyrë e shtetit që ti ndihmojë. Prinici morri përsipër që ta resturojë, edhe në shenjë simbolike tha që do të rijap edhe njëherë tapinë që ta gëzosh për 100 vjet. Kjo kullë është adaptuar. Specialistët e monumenteve të kulturës kanë njohuritë e plota për ta restuaruar dhe për ta sjellë në identitet këtë kullë.Kalaja e lezhësPjesa ballore e Kalasë së Lezhës është thuajse e plasaritur, dhe ka nisur të punohet. Atyë është një restaurator që merret vetëm me monumentet kulturore dhe sidomos me kalatë.Shtëpia e Gjergj Fishtësshtepia e fishtesNuk e mendoja që Shtëpia e Fishtës e cila është një monument kulture me tabelën: “Mbrohet nga shteti”, të trajtohet në mënyrë të tillë. Në katin e parë të saj janë mbajtur edhe bagëti. Unë them që atë tabelën ta ndërrojmë dhe të shkruajmë: “Monument kulture, shkatërrohet nga shteti.”Ura e Milotit (Ura e Zogut mbi lumin Mat)ura e milotitKjo urë është ndërtuar në vitin 1930 nga gjermani Emil Mersh dhe inxhinjeri shqiptar Gjovalin Gjadri. Ka qenë me 6 harqe. Njëri hark është minuar në Nëntor të 1944 kur janë tërhequr forcat gjermane dhe për fatin e mirë është shembur vetëm ai, pasi është minuar e gjithë ura.Kjo urë është monument kulture dhe është ndrtuar në vitin 1930 nën kujdesin e Mbretit Zog. Kësaj ure i kanë hequr hekurat dhe i kanë marrë për skrap, por shqetësimi më i madh është për bazamentin, që i është marrë zhavorri. Kjo urë është mbyllur dhe funksionon vetëm për këmbësorët. Në vitin 2000 është restauruar nga një firmë gjermane. Problemi është se kësaj ure po ikën bazamenti.Bisedën e tij në studio, Trasha e ka mbyllur me shpresën se diçka e mirë do të bëhet për këto monumente kulture."Unë mendoj se çuditërisht në këto institucione punësohen njerëz politik dhe shpërdorohen fondet. E vetmja shpresë është se për herë të parë në historinë 102 vjeçare të shtetit shqiptar edhe Kryeministri, edhe Ministrja edhe zv.ministri janë të tre të fushës së kulturës dhe ishalla bëjnë diçka", u shpreh Pal Trasha./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter