Lezhë, mashtruan për asistencën, 1500 familje hiqen nga listat
Lezhë - Vetëm gjatë 9 muajve të fundit, mbi 1500 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë konstatuar abuzime edhe me pagesën e paaftësisë në vetëm 30 % të dosjeve të kontrolluara.Situata është prezantuar nga Drejtorja e Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, Ardiana Jaku, e cila ka bërë të ditur faktin se këto kontrolle i referohen zbatimit të legjislacionit në fuqi për mbështetjen e familjëve në nevojë.Nevoja për trajtime të administratorëve socialë në të 21 njesitë e qeverisjes vendore shihet si mjaft e rëndësishme për Drejtorinë e Shërbimit Social në Lezhë. Jaku ka shpjeguar se në vazhdimësi ka patur takime për rritjen e kapaciteteve të këtyre administratorëve si dhe njohjen me legjislacionin në fuqi dhe ndryshimet ligjore që janë kryer së fundmi. Kjo masë vlersohet si e nevojshme për t’u dhënë qytetarëve shërbimin e duhur dhe në lokalitetin ku ata jetojnë.ar.sh/Oranews.tv