Këshilli i Sigurimit mbështet Francën në Mali
Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë mbështetur ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali për të luftuar rebelët islamikë.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun tha se ai shpresonte se ndërhyrja do të ndihmojë në rivendosjen e rendit kushtetues dhe integritetin territorial të Malit. Mijëra trupa afrikane do të bashkohen me trupat franceze për të ndihmuar luftën kundër rebelëve.Franca ndërhyri të premten pas islamistët filluan avancimin në drejtim të jugut. Autoritetet franceze thanë se kishin frikë se rebelët do të marshojnë në kryeqytetin Bamako, duke krijuar një kërcënim serioz të sigurisë për rajonin e më gjerë. Por pavarësisht ndërhyrjes së Francës në Mali rrebelët vazhdojnë të avancojnë nga veriu në jug të vendit.Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian tha dje se rebelët morën nën kontroll qytetin e Diabaly-t rreth 400 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bamako. Ministri francez i Mbrojtjes tha gjithashtu se operacionet ushtarake kanë qenë të suksesshme.Ndërkohë ndërhyrja në Mali ka rritur frikën për sulme terroriste në Francë. Presidenti francez u kërkoi gjithë agjencive vendase të sigurisë rritjen e gatishmërisë në nivele maksimale për të shmangur sulmet terroriste në territorin francez pas kërcënimeve të ekstremistëve xhihadistë.