Raporti i DASH: At Nikolla Marku, prift ortodoks maqedonas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 08:32
Raporti i DASH për lirinë fetare në Shqipëri, 2013 sheh si veçanti, lidhjen e ngushtë ndërmjet etnisë dhe fesë, veçanërisht brenda pakicës greke dhe këtë e ilustron dhe me incidentet e krijuara ndërmjet Kryepeshkopit grek Janullatos, Kreshnik Spahiut - kreut të AK-së që konsiderohet si parti nacionaliste dhe At Nikolla Markut, që konsiderohet si një prift ortodoks maqedonas."Nuk pati raportime për abuzime nga shoqëria apo diskriminime bazuar në përkatësi, besim apo praktikë të fesë, megjithëse etnia dhe feja shpesh ishin të lidhura ngushtë, në veçanti brenda pakicës greke," thuhet në raport. - "Kjo gjë vështirësonte përcaktimin e disa incidenteve si të motivuara mbi bazë etnike apo fetare.Në shkurt, Kryepeshkopi Anastas i Kishës Ortodokse Shqiptare reagoi ndaj një deklarate lëshuar kundër tij nga drejtuesi i partisë nacionaliste Kreshnik Spahiu dhe At Nikolla Marku, një prift ortodoks maqedonas në Shqipëri.Ata kërkonin heqjen e Kryepeshkopit Anastas si drejtues i kishës për shkak të etnisë së cilës i përkiste, asaj greke. Ai tha se deklaratat kundër tij dhe kishës kërcënonin të minonin traditën e harmonisë fetare në vend,"- vë në dukje raporti.Departamenti Amerikani i Shtetit ka analizuar lirinë e fesë në Shqipëri për vitin 2013 dhe ka dalë në konkluzionin se respektimi i fesë është i lartë dhe problemi kryesor në Shqipëri për komunitetet fetare mbetet moskthimi i pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist.ar.sh/Oranews.tv