DASH: Shqipëria e respekton lirinë e fesë por s'i jep pronat, komuniteteve

SHBA – Departamenti Amerikani i Shtetit ka analizuar lirinë e fesë në Shqipëri për vitin 2013 dhe ka dalë në konkluzionin se respektimi i fesë është i lartë dhe problemi kryesor në Shqipëri për komunitetet fetare mbetet moskthimi i pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist. Nga 435 pretendime, kthimi është bërë në vetëm 4 raste.“Kushtetuta dhe ligje e politika të tjera e mbrojnë lirinë e fesë dhe, në praktikë, qeveria përgjithësisht e ka respektuar lirinë e fesë,”- thuhet në raport. - “Qeveria përparoi pak në shqyrtimin e pretendimeve nga grupet fetare për kthimin ose kompensimin e pronave të shtetëzuara gjatë periudhës së mëparshme komuniste dhe shumë prej këtyre pretendimeve për pronën mbetën të pazgjidhura.”Sipas DASH, “Agjencia Shtetërore për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës duhet me ligj t’i japë përparësi pronave në zotërim të grupeve fetare, megjithëse grupet fetare raportuan se përparimi në zgjidhjen e këtyre ka qenë i ngadaltë. Në disa raste, qeveria dha grante për tokë në vend të kthimit të pronës. Për shembull, gjatë vitit qeveria përfundoi kthimin e katër ndërtesave në Durrës dhe Korçë kishës ortodokse nëpërmjet procesit të rikthimit, por afro 435 pretendime mbetën të pa zgjidhura.”Raporti i DASH-it përmend dy raste, që lidhen me dy komunitetet kryesore fetare në Shqipëri: çështjen e kishës së Përmetit dhe atë të Xhamisë së re së Namazgjasë në Tiranë.“Në gusht, përmbarues privatë me kërkesë të bashkisë së qytetit të Përmetit nxorrën me forcë disa klerikë ortodoksë dhe disa objekte fetare nga një pronë e diskutueshme, “ – thuhet në raport. – “Kisha ortodokse kishte përdorur një kishë në këtë pronë si vend adhurimi që prej shekullit të shtatëmbëdhjetë deri në vitin 1962, kur regjimi komunist e ktheu këtë ndërtesë në qendër kulturore.Në vitin 1998 kisha e kërkoi pronën mbi bazën e ligjit të vendit për rikthim prone. Gjykatat në fillim morrën vendim në favor të kishës, por më vonë e rrëzuan vendimin dhe ia dhanë pronën bashkisë, në vitin 2002. Drejtues nga tre komunitetet e krishtera në vend me të cilat qeveria ka marrëdhënie dypalëshe (Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe Aleanca UngjilloreProtestante) lëshuan një deklaratë të përbashkët ku dënonin përdorimin e forcës në ekzekutimin e urdhërit dhjetëvjeçar të gjykatës, dhe bënë thirrje që kishës t’i kthehet prona. Anëtarë të kishës ortodokse më pas fituan mbi ruajtësit për të rimarrë pronën, e cila më vonë u rivu nën mbrojtjen e qytetit dhe u mbyll me dërrasa. Kisha ortodokse vazhdoi të organizonte shërbime fetare përpara portës së ndërtesës në shenjë proteste. Negociatat vazhdonin deri në fund të vitit.”Ndërsa, për Komunitetin Mysliman Shqiptar, rrëfehen përpjekjet për ngritjen e një xhami të re. “KMSH-ja vazhdoi të provonte të merrte lejen e ndërtimit nga qeveria për një xhami të re në Tiranë, në tokën që po i kthehej komunitetit nëpërmjet procesit të rikthimit, - raportojnë zyrtaët amerikanët. – “Tërheqja e licencës për të ndërtuar një qendër tregtare në tokën pranë vendit ku do të ndërtohet xhamia ngriti pikëpyetje edhe mbi ndërtimin e xhamisë.”Ajo që theksohet në raport është fakti se respektimi i lirisë së fesë nga ana e shoqërisë në vitin 2013 ishte përgjithësisht i lartë.Drejtuesit fetarë shpesh morën pjesë në kremtimet e komuniteteve të tjera fetare në shenjë respekti.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter