Natanyahu: Lufta në Rripin e Gazës do të jetë e gjatë
Benjamin Netanjahu, kryeministri i izraelit ka paralajmëruar se Tel Avivi do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Gaza derisa të shkatërrohen tunelet nëntokësore të organizatës islamike, Hamas. Kryeministri Netanyahu ka thënë se izraelitët duhet të jenë të përgatitur për “luftë të gjatë” në Rripin e Gazës.Deklarata e Netanjahut vjen në një kohë kur dhuna në Gaza vijon të rritet paavrësisht rezolutave apo ultimatumeve të OKB. Edhe gjatë natës së kaluar janë shënuar të tjera viktima të raportuara nga të dy palët. Të paktën 13 palestinezë raportohet të jenë vrarë në sulmet gjatë natës, duke e çuar kështu në 1100 numrin e palestinezëve të vrarë, ndërsa në kampin tjetër shënohen 53 viktima.Në orët e para të mengjesin të sotëm një avion izraelit ka qëlluar shtëpinë e ish-kryeministrit të Hamasit, Ismail Haniyeh, por nuk pa pasur viktima pasi shtëpia ka qënë e braktisur. Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se Hamasi ka lëshuar 3 raketa në drejtim të Izraelit, njëra prej të cilave është eliminuar nga sistemi anti-raketor, ndërsa dy të tjerat ranë në qendër të Izraelit, por nuk shkaktuan viktima. Kryeministri izraelit e përshkroi ditën e djeshme si një ditë të dhimbshme por shtoi se "Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë agresive dhe me përgjegjësi derisa misioni ynë për të mbrojtur qytetarët, ushtarët dhe fëmijët tanë të ketë përfunduar.Gjatëe ditës së djeshme sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon kritikoi të dy palët për sulmet në zonat e banuara dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar."Në emër të njerëzimit, dhuna duhet të ndalet," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se situata në Gaza ishte " kritike".