Angli, shkatërrohet banda e drogës, mes tyre edhe 3 shqiptare
Angli-Është shkatëruar një bandë e trafikut të drogës, ku bënin pjesë edhe 3 shqiptarë. I fundit që mori dënimin me 8 vjet burg ishte Astrid Suli, shqiptari i cili thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm.Astrid Suli me banime në Maidstone të Anglisë ka pranuar në gjykatë se ka qenë furnizues i kokainës së bashku me 9 persona të tjerë të cilët në total janë dënuar me 43 vite burg.Prokurori ka deklaruar se Astrid Suli ka pasur një rol të rëndësishëm në bandën e trafikimit të kokainës dhe heroinës.Ndërsa nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës është shprehur se “Suli megjithëse ishte i përfshirë në këtë trafik drogë, nuk bënte pjesë në ata persona që mernin përfitime të mëdha, por thjesht ai paguhej për punë që bënte”. Sipas avokatit Suli jeton në një apartament modest dhe gruaja e tij punon në një restorant me turne, ku merr një pagë modeste.Avokati në mbrojtje të Sulit ka deklaruar se ai punonte në një biznes për larje makinash ku fiton rreth 50 paund në ditë, kurse bashkëshorjta e tij ishte në vështirësi financiare.Gjyqtari i gjykatë së Maidstone tha se Suli së bashku me persona të tjerë kishin trafikuar kokainë në adresë të shtëpisë së tij.Astrid Suli është i fundit që është arrestuar nga policia nga 13 pjesëtarët e tjerë të cilat ishin të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës. Anëtarët e tjerë janë dënuar pasi policia sekuestroi kokainë dhe heroinë me vlerë që llogaritet mbi 2 milionë paund.Mes të arrestuarve bënin pjesë edhe 2 shqiptarë të tjerë, Zamir Mucollari dhe Erlin Hasa nga 27 vjeç. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter