Ujërat e Zeza në Shkodër, banorët rrezikohen nga epidemitë
Shkodër - Prej më shumë se 3 muaj, mbi 340 familje që jetojnë në 16 pallate në fshatin Oblike të komunës Ana e Malit vuajnë shpërthimin e ujrave të zeza.Kjo situatë alarmante ku ujrat e zeza kanë pushtuar sipërfaqet përreth pallateve po u rrezikon çdo ditë jetën banorëve, pasi nga momenti në moment si pasojë edhe e temperaturave të larta mund të shpërthejë ndonjë epidemi. Banorët thonë se zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët dhe askush nuk ndërhyn për të zgjidhur këtë situatë.Ndërhyrjet që kanë bërë vetë banorët nuk kanë qënë të mjaftueshme për zgjidhjen e kësaj situate dhe nevojitet që për këto pallate të ndërtohet një rrjet i ri kanalizimesh nëntokësore. Ujrat e zeza janë një kërcënim serioz dhe si pasojë e mos funksionimit të kanalizimeve ato mund të përzihen me ujin e pijshëm, duke shtuar rrezikun për jetën e këtyre familjeve. Deri në gjetjen e një zgjidhje fati i këtyre familjeve është të bashkëjetojnë me rrezikun që shkakton kjo situatë e krijuar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter