Korçë, 2 grabitës me maska sulmojnë argjendarinë, pronari përleshet me ta
Korçë – Dy grabitës të armatosur dhe me maska kanë sulmuar sot pronarin e një dyqani argjendarie në qëndër të qytetit të Korçës, përballë Pallatit të Kulturës, duke e goditur me qytën e automatikut me synimin për t'i vjedhur dyqanin.Por, pronari i argjendarisë, Roland Topi, ka reaguar fort e shpejt dhe 2 grabitësit janë larguar me vrap përgjatë pedonales së qytetit, pa e realizuar qëllimin e tyre. Ata kanë hipur në një Benz të zi me targa të Elbasanit dhe janë larguar me shpejtësi.Policia është njoftuar menjëherë për këtë tentativë grabitjeje dhe ka ndaluar një Benz të ngjashëm me tre persona brenda, por ende nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.Roland Topi, pavarësisht se gjatë përleshjes me grabitësit, është goditur me qytën e armës dhe ka marrë plagë në kokë, nuk ka probleme për jetën.ar.sh/Oranews.tv