Uzina e Sodës në Vlorë, mbetjet e pesticideve rrezikojnë 250 familje

Vlorë - 250 familje me rreth 1200 banorë janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës. Mbetjet e zhivës dhe të pesticideve të tjera me të cilat punonte uzina gati 35 vjet më parë ende janë të pranishme në gërmadhat e ish-uzinës, ndërsa fëmijët janë më të rrezikuarit pasi i përdorin këto zona për të luajtur. Prej shumë vitesh  uzina e sodës PVC përbën një prej plageve mjedisore më të prekshme të qytetit të Vlorës .Eksperti i mjedisit, Niko Dumani, shpjegon se impakti që shkaktojnë në mjedis këto mbetje është shumë i dëmshëm.Sipas të dhënave që jep Inspektorati sanitar i Vlorës, temperaturat dhe reshjet e vazhdueshme, rënë ndër vite kanë ndikuar në vetëpastrimin e territorit dhe rënien e nivelit të ndotjes me zhivë, por pranojnë gjithsesi se ndotja ende ekziston. Nga ana e insitucioneve te tjera te cilat edhe pse kanë varësi direkte nga Ministria e Mjedisit asnjëherë nuk është bërë matja e nivelit të ndotjes, ose të pakten të dhënat nuk janë publikuar asnjëherë zyrtarisht .