Ndarja e re, Mirdita dhe Elbasani kërcënojnë me referendum ose bojkot
Mirditë - Vijojnë protestat ndaj reformës territoriale edhe pse pritet që të kalojë për miratim në parlament pas pak ditëve. Në disa njësi vendore, në të gjithë vendin, drejtues por edhe qytetarë, nuk e pranojnë faktin e ndarjes së re territoriale, pasi sipas tyre kjo dëmton cilësinë e shërbimeve që ata marrin.Reforma territoriale ka gjetur kundërshti në rrethin e Mirditës. Intelektualë, të zgjedhur vendorë dhe banorë të zonës paralajmëruan se do të kërkojnë referendum nëse qeveria e kalon Mirditën në një njësi të vetme vendoreTakimit kundër reformës territoriale i është bashkuar edhe kreu i bashkisë së Rubikut, përfaqësues i të majtës si Gjok Vuka dhe banorë.Protesta kundër reformës administrative-territoriale janë zhvilluar edhe në komunën e Bradasheshit në Elbasan.Protesta e mbështetur nga kreu i komunës Bradashesh, Sabri Sollaku, ka mbledhur shumë banorë të kësaj komune për të protestuar këtë vendim, pasi sipas banorëve ato do të bojkotojnë zgjedhjet lokale si edhe do të vazhdojnë protestat deri në bllokimin e aksit kryesor atë të Tiranë - Elbasan, nese ky vendim lihet ne fuqi.Që prej disa ditëve disa njësi vendore kanë kundërshtuar ndarjen e re dhe kanë kërkuar rishikim të projektit.ar.sh/Oranews.tv