Sigurimet Shoqërore, Vokshi: Formula që propozohet s'do të sjellë rritje të pensioneve

Tiranë - Albana Vokshi, deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit të shëndetësisë, punës dhe çështjeve sociale në Kuvend, ka deklaruar se është kundër skemës së re të pensioneve dhe se formula që propozohet nuk do të sjellë rritje të pensioneve , por përkundrazi do të sjellë ulje të tyre.E ftuar në RTV “Ora News”,  gjatë intervistës zhvilluar me gazetaren Jonida Shehu, Vokshi është shprehur se është kundër rritjes së pensionit për grate, pasi  pesha e grave rëndohet nga ana financiare.Vokshi ka shtuar se reformat në pension edhe pse të nevojshme, duhet të ishin gjithëpërfshirëse, që të gjithë të japin mendimin e tyre për reformën e pensioneve, sepse kjo ka ndikimin tek çdo qytetar.Së fundmi, Vokshi është ndalur për ti kujtuar Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që gjatë një interviste në “Ora News” theksoi gjëra shumë të pasakta që pretendon që mund të sjellë kjo reformë.Intervista e plotëJonida Shehu: Pse e keni konsideruar si një reformë që nuk vlen as për pensionistët dhe as për buxhetin e shtetit?Albana Vokshi: Reforma në pension është një ndër reformat më të vështira, është ndër reformat më të komplikuara. Po flas jo vetëm për stadin ku ndodhet ekonomia, por është ndër reformat më të vështira edhe në vendet më të zhvilluara në botë. Unë kam punuar para disa vjetësh në Këshillin e Ministrave, si këshilltare e kryeministrit Sali Berisha në atë kohë, ku bashkë me asistencën e Bankës Botërore keni nisur të punojmë për refomën në pensione. Është një reformë të cilën që në atë kohë e konsideronim të domosdoshme. Kjo për disa arsye, për shkak të jetëgjatësisë që është rritur, për shkak të informalitetit, për shkak të evazionit të skemës, për shkak të numrit të vogël të kontribuesve dhe numrit të madh të përfiuesve. Që në 2006-tën ne kemi filluar të punojmë për reformën në pensione. Është krijuar një grup bipartizan, ku u ftua edhe opozita të merrte pjesë, të jepte mendimin e saj për reformën në pensione. Ditët e para ecën mirë dhe opozita ishte pjesëmarrëse, deri në momentin që u dha një urdhër dhe opozita u largua. Që nga ai moment, pavarsisht asistencës së Bankës Botërore, qeveria e asaj kohe dhe vetë kryeministri Berisha vendosën që nuk do të ecin më tej, pa pasur mbështetjen e opozitës. 8 vjet në nuk e bëmë, pavarsisht se kishim të gjitha studimet, me asistencën e Bankës Botërore dhe të ekspertëve më të mirë, nuk ndërmorëm hapin final për të miratuar një reformë. E them këtë sepse refoma në pensione  na prek të gjithëve. Na prek që atë fëmijën që lind sot, si dhe atë që del në pension sot. Çdo qytetarë i këtij vendi preket nga reforma në pensione, prandaj është shumë e rëndësishme. Është një reformë që nuk mund të zgjasi as për një mandate 4 vjeçar, as për dy apo tre mandate. Duhet konsoliduar mirë dhe duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të gjithë të japin mendimin e tyre.Jonida Shehu: Skema e pensioneve kështu siç ishte deri tani nuk funksiononte. Në një farë mënyre të gjithë  jemi dakort që ishte e domosdoshme. Po shkonte drejt humnerës , ishte një skemë që nuk mund të jetonte shumë gjatë dhe nuk mund të kalonte pa shkaktuar një dëm ekonomik edhe për buxhetin e shtetit.Albana Vokshi: Kjo skemë nuk them se nuk rendonte në buxhetin e shtetit, pasi rendonte në buxhet. Sepse një pjesë e kësaj skeme financohej nga kontributet dhe një pjesë e madhe e asaj financohej nga buxheti i shtetit. Pra, ishte një ngarkesë në buxhetin e shtetit, por 8 vjet ne ja dolëm që të paguanim pensionet në kohë, pas asnjë ditë vonesë, madje dhe ti rrisim pensionet çdo vit. Kemi pasur rritje të pensioneve edhe dy apo tre herë në vite, por nuk kemi pasur një rritje prej 2-3%, por kemi pasur një rritje 3-4%  dhe 8-10% ndër vite. Ndërkohë, reforma që neve na sillet-përtej masave të tjera- bën vetëm një indeksim, nuk lejon as një rritje të pensioneve. Pra, që sot e tutje asnjë pensionist nuk do të ketë më rritje të pensioneve . Unë jam e sigurt që do të shkojmë dhe  do ti analizojmë pak më gjatë arsyet pse ne mendojmë se kjo reformë që në pikënisje është një reformë e destinuar për të dështuar. Nuk do të ketë atë sukses apo pritshmëri që kjo qeveri propagandon. Në fakt të bën përshtypje të flasim për defiçitin, pra, automatikisht mendja të shkon se kush është më e rëndësishme për këtë qeveri ? Është ulja e defiçitit? Sigurisht që është e rëndësishme, por a mendon kjo qeveri për qytetarin, a mendon kjo qeveri se cila do të jetë ajo ngarkesë që do mbarti çdo qytetar i këtij vendi qoftë në zonat malore, qoftë në fshatra.  Ngarkesën që do kenë ato në reformën e pensioneve  nuk do ta marrë shteti mbi supe, do të jetë vetë qytetari që do ta marri mbi supe. Pra, kostoja bie mbi qytetarin dhe bie kryesisht mbi ata që marrin rroga të vogla, sepse atyre do t’iu ulen pensionet, për faktin se fshatarët kështu unë mendoj, jo vetëm që do kenë një ngarkesë dhe në kontribute dhe kjo do ti çojë që të mos paguajnë më kontribute. Nëse ata do të vendosin të paguajnë kontribute për të marrë një pension , sado qoftë ai mbas disa vitesh, unë mendoj se kjo do të sjellë një impakt edhe  vetë sektorin bujqësor. Qeveria e Partisë Demokratike, jo pa qellim e subvenciononte pensionin e fshatarit, sepse fshatari paguante kontribute shumë të ulëta. Qeveria e asaj kohe vendosi që fshatarin ta lironte nga ngarkesa e kontributeve, ndërkohë që njëra prej masave që ne si Parti Demokratike jemi kundër, është rritja e kontributeve në 3-4 herë në fshat. Pse? Sepse barazohet paga minimale , e cila merret si bazë për vlerësimin e kontributeve shoqërore dhe shëndëtësore.Jonida Shehu: Është më e drejtë të paguajnë të gjithë njësoj dhe nuk përfitojnë të gjithë njësoj? A është më i drejtë ky indeksim që propozohet në skemën e re të pensioneve, që në bazë të kontributeve që ti do të japësh do të përfitosh  pension?Albana Vokshi: Permendëm rastin e zonave malore dhe fushore, sepse edhe ata kanë pasur një diferencim, sepse banorët e zonave malore kanë paguar ndryshe me ata të zonave fushore. Ka pasur një lloj diskriminimi , por pozitiv, sepse jetesa në një zonë malore është konsideruar gjithmonë pak më e vështirë se jetesa në një zonë fushore dhe akoma më e vështirë sesa jetesa në qytet, ku ke akses të shumë prej shërbimeve. Kjo ka qënë arsyeja që qeveria e Partisë Demokratike , gjithmonë i ka bërë lehtësira fshatit. Kjo edhe për t’i dhënë një lloj zhvillimi sektorit bujqësor. Ju e dini që peshën më të madhe të prodhimit të brenshëm bruto e ka mbajtur bujqësia. Kjo lloj formule që propozohet, jo vetëm që nuk do të sjellë rritje të pensioneve , por përkundrazi do të sjellë ulje të pensioneve, sidomos të pagave nën 400 mijë lekë të vjetra. Sot nëse e keni vënë re në tavolinën e rrumbullakët ne kishim ftuar disa prej ekspertëve  më të mirë, që janë marrë me dekada , per sa i përket çeshtjes së sigurimeve sociale. Janë ata që në tavolinën e rrubullakët patën objeksionet e tyre. Ne nuk themi që nuk ka nevojë për reformat në pensione, ne tentuam që ta bënim, por megjithëse nuk ishte gjithëpërfshirëse e ndërpremë dhe e lamë, por ta fusësh kështu  fshehurazi , si në ileglitet. E kanë sjellë sot për të miratuar pas 10 ditësh , pa u konsultuar në komisionin që unë drejtoj të çeshtjeve sociale të shëndetësisë, nuk është bërë asnjë dëgjese më palët e interesit, nuk është bërë asnjë dëgjesë as me minatorët, as me metalurgët, as me sindikatat, pavarsisht se sindikatat kanë dërguar disa kërkesa për dëgjesë në komisionin tonë. Nuk janë dëgjuar shoqatat e grave. Në takimin që kisha në tavolinën e rrumbullakët, jo pa qëllim  u ndala në faktin që kjo reformë rëndon më së shumti gratë. Pra e rëndon një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Çfarë sjell në fakt kjo e ashtuquajtura reformë ? Së pari rrit moshën e pensionit të grave me 7 vjet. Edhe një ditë, edhe një muaj, edhe një vit siç pretendon Ministri. Pata rastin ta dëgjoj këtu në tëlevizioni tuaj pak më parë dhe dëgjova disa gjëra shumë të pasakta në një farë mënyre, që Ministri pretendon që mund të sjellë kjo reformë. Me qëllim apo nuk di se çfarë po miratohet , është tjetër gjë. Unë shpresoj që të mos e dijë se çfarë po miratohet sepse kjo të jetë e qellimshme disinformimi. Por rritet mosha e pensionit 7 vjet për gratë, pavarsisht se ndodh gradualisht , kjo do të thotë se unë dhe ti do të paguajmë më shumë kontribute. Automatikisht do të kemi më pak moshë pensioni, ne do të gëzojmë 7 vjet më pak moshë pensioni. Nëse llogarisim një qytetar mesatarisht 3 mijë dollar, 3 mijë dollar shumëzuar për 7 vjet i bie 21 mijë dollar që këto mua shteti mi mer contribute. Atëherë i bie që pasha e grave të rëndohet edhe nga ana financiare. Por a janë gratë të afta, a do të jenë mësueset nga 60 vjeç ne 67 vjeç ta kryejnë detyrën e mësimdhënies po aq mirë sa qe kanë kryer, kjo është në pikëpyetje. Sot ministri Tafaj, i cili ka bërë jo pak konsultime gjatë kohës që ai ka qënë Ministër , edhe me sindikatat e arsimit për sa i përket reformës së pensioneve, ata jo vetëm që kanë propozuar që të mos rritet mosha e daljes në pension për gratë dhe për burrat, por përkundrazi kanë kërkuar që të ulet e drejta dhe për 3 vjet.  Që të dalin në pension të parakohshëm , sigurisht duke marrë një pension të pjesshëm , i cili nuk figuron më në këtë reformë, por të kenë të drejtën e zgjedhjes.Jonida Shehu: Nga diku duhet të nisë kjo histori.Albana Vokshi: Absolutisht po, por unë jam kundër rritjes së pensionit për gratë shqiptare. Po të shohim fqinjin tonë Italinë, deri në 2018, gratë do të dalin   në pension 66 vjeç, në itali jetëgjatësia është 81 vjeç, ndërsa në Shqipëri është 78 vjeç. Pra, ata kanë një jetëgjatësi edhe më të madhe, ata e gëzojnë pjesën e pensionit, ndërsa në Shqipëri do të dalin 67 vjeç pavarsisht se jetëgjatësia e një qytetarëve shqiptarëe është 78 vjeç dhe duke rriut moshën e pensionit i bie që të gëzojnë shumë më pak, domethënë 10 vjet më pak. Atëherë, a e rëndon në përgjithësi jetesën e grave shqiptare? Unë them që po. Për më tepër që unë kam insistuar që të thirreshin të gjitha shoqatat e grave, për tu dëgjuar dhe për tu konsultuar në komision, por kjo e drejtë u mohua, nuk u thirre asnjë shoqatë e grave. Ti dëgjojmë sepse ato janë specialistet e verteta që merren me çeshtjet e grave. Çdo gjë që po bëhet tani në parlament, po futen 22 ligje për tu miratuar brenda një dite, se si po kalojnë dhjetëra ligje në komision brenda një ditë pa u konsultuar, pa u dëgjuar zëri i qytetarëve, pa u dëgjuar zëri i shoqërisë civile, pa u dëgjuar zëri i opozitës , vetëm thjeshtë për ti kaluar.