Shkodër, sherri për pronën vëllezërit qëllojnë njëri tjetrin, plagoset dhe e ëma

Shkodër - Konflikti për pronën mund të shkaktonte një tjetër tragjedi familjare, në fshatin Kir të Dukagjinit.Pasi është konfliktuar verbalisht me vëllanë e tij, 25 vjeçari Kol Qershia ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të nënës, e cila kishte hyrë për të ndarë sherrin mes dy djemve dhe më pas në drejtim të vëllait të tij të vogël.Në atë moment djali tjetër i familjes Qershia,  Mirash Qershia ka marë çiftin për të qëlluar në drejtim të vëllait që shkaktoi plagosjen.Ky është subjekti i ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme brenda familjes Qershia në fshatin Kir.Nënë e bir janë sjellë me urgjencë në spitalin e Shkodrës për të qenë nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia njoftoi sot se janë arrestuar Kol Qershia 25 vjeç, autori i plagosjes dhe është shpallur në kërkim Mirash Qershia, i vëllai i tretë.Ndërkohë në spital janë, Lina, 56-vjeçe, e cila i ka dalë para për të mbrojtur të birin 19 vjeçar, Martin Qershija. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës, nga ku pohohet se nëna  ndodhet në gjendje të rëndë.nena(Në foto: Nëna, Lina Qershia duke u transportuar në urgjencë)ar.sh/Oranews.tv