Korçë, shuan familjen në gjumë, vret fëmijën 5 muajsh, gruan e më pas vetëvritet

Korçë – Një familje u shua këtë mbrëmje në Korçë, pas dyshimit për atësinë e një fëmije dhe xhelozisë në çift.Një burrë 50-vjeçar vrau në gjumë bashkëshorten e tij dhe fëmijën 5 muajsh para se të ulej në pragun e derës së shtëpisë dhe të kryente vetëvrasje.Tragjedia e radhës shqiptare u shënua në një banesë rreth orës 20:30 në afërsi të Boboshtincës, ku banonte familja që i përket komunitetit rom.Viktimat janë burrë e grua Edmond e Albana Fiqi, 40 vjeçe si dhe fëmija 5 muajsh, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Edmond Fiqi ishte kthyer nga Greqia vetëm tre ditë më parë ku punonte si emigrant pasi dyshonte në tradhtinë e gruas dhe atësinë e foshnjes.Mësohet se çifti nuk kishte fëmijë prej 4 vitesh, ndërsa  50 vjeçari është tronditur kur ka gjetur foshnjën në shtëpi.Me hijet e dyshimit të atësisë dhe xhelozinë e tradhëtisë së gruas ai i ka vrarë që dy në gjumë dhe më pas ka kryer aktin e vetëvrasjes me nga një plumb automatiku për secilin.Njoftimi ka vënë në alarm të menjëhershëm strukturat e policisë së Korçës, që shkuan në vendin e ngjarjes për mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët.Në një njoftim paraprak policia e qytetit juglindor, tha se ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, por po punon për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Çifti i martuar prej 5 v jetësh kishte probleme për shkak të xhelozisë së autorit dhe dyshimet ndaj bashkëshortes për tradhëti, çka ka sjellë vrasjen e trefishtë pak pasi ishin grindur ashpër.Edmond Fiqi ishte në martesën e dytë me viktimën, ndërkohë është edhe babai i dy fëmijëve nga martesa e parë.Ngjarja në Korçë vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së pesëfishtë të shënuar në fshatin Suk të Fierit, ku shkak për tragjedinë u bë një fejesë.Edmond e Albana Fiqi dhe foshnja(Në foto: Çifti Edmond e Albana Fiqi dhe foshnja)Oranews.tv Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter