Irak, atentat në Bagdad, 21 të vdekur, dhjetra të plagosur
Një shpërthim vetëvrasës në Bagdad ka lënë të vdekur të paktën 21 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, thanë burime të policisë dhe siptalit shtetëror atje.Nga ky sulm, së paku 13 civilë kanë mbetur të vrarë ndërsa 8 të tjerë ishin policë, shpërthim I cili ndodhi vetëm pak minuta pas kontrollit të policisë në rajonin e Kadhimiya.Një makinë e mbushur me eksploziv u hodh në erë pranë një postblloku të policisë. Shumë prej viktimave ishin duke shkuar në një vend të shenjtë shiit. Deri tani asnjë prej grupeve terroriste nuk e kanë marrë përgjegjësitë e sulmit.Iraku po kalon një situatë tejet të vështirë. Qeveria është duke u ndeshur intensivisht me militantët islamikë të shtetit islamik në Irak dhe Levant, të cilët aktualisht kanë nën kontroll disa qytete në veriperëndim të vendin. Militantët e ISIS së fundi janë kthyer në shqetësim jo vetëm për Irakun, por edhe për rajonin.Zona ku ndodhi shpërthimi i sotëm është qendër pelegrinazhi për shumë muslimanë. Konflikti actual në Irak ka marrë ngjyrime të forta sektariane, me përplasje e ndarje mes kurdëve, muslimanëve sunni dhe atyre shiitë.Qeveria e kryesuar nga shiitët po lufton prej muajsh kundër luftëtarëve kryesisht sunni të grupit islamik terrorist ISIS.