Rrëzimi i avionit, trupat e viktimave do të nisen drejt Hollandës

Trupat e parë të viktimave, të gjetur nën rrënojat e avionit të "Malaysia Airlines" do të nisen sot drejt Hollandës, për tju nënshtuar ekspertizave për identifikimin e tyre.Hollanda sot është në zi kombëtare për vdekjen e 298 pasagjerëve, pas sulmit me raketë më 17 korrik, nga ku 193 persona janë me kombësi holandeze.E ndërsa janë gjetur gjithsej 282 trupa, në terren vijojnë ende kërkimet për trupat e tjerë. Trupat e pajetë pritet të mbërrijnë në pasdite në aeroportin e Eindhoven, ku do të priten në një ceremoni të posacme edhe nga anëtarë të familjes mbretërore dhe nga kryeministri Mark Rutte.Më pas trupat e viktimave do të dërgohen në spital për të nisur ekzaminimet, të cilat sipas autoriteteve vendase mund të zgjasin për muaj me rradhë për shkak të plagëve të mëdha dhe diegieve të rënda.Ndërkaq zyrtarë të Inteligjencës amerikane janë shprehur se avioni është qëlluar gabimisht me raketë nga rebelët pro-rusë por për këtë, ende nuk është gjetur një lidhje direkte me Moskën zyrtare, nëse ka qënë kjo e fundit ajo që e ka urdhëruar sulmin.Ata u shprehën se në fakt shënjestra e separatistëve nuk ka qënë avioni civil i "Malaysia Airlines" por një tjetër avion ushtarak ukrainas.E pavarësisht tragjedisë, vëmëndjes së gjithë botës ndaj Ukrainës dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve e vetë presidentit Putin për ti dhënë fund konfliktit disa mujor, përplasjet e armatosura mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë kanë vijuar përgjatë orëve të fundit në Donjetsk dhe Luhansk, konflikt nga i cili që prej muajt prill më shumë se 1 mijë persona, shumica civilë, kanë humbur jetën.