Mogherini të premten në Tiranë, mbështetje për integrimin e Shqipërisë

Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini do të vizitojë Shqipërinë të premte më 25 korrik.Vizita e diplomates italiane vjen si një mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Duke qenë se Itali mban presidencën e radhës të BE në prioritetet e saj janë: Rritja ekonomike, punësimi, por edhe zgjerimi i BE në drejtim të Ballkanit perëndimor.Vizita e saj në Shqipëria vjen në kuadër të një turi vizitash zyrtare në Ballkan, ku fillimisht do të shkojë në Bosnje-Hercegovinë, të enjten, dhe më pas në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter