FOTOLAJM / Policë prej kartoni nëpër autostrada: Ulni shpejtësinë

Tiranë - Policia e Shtetit ka përforcuar masat e sigurisë në kuadër të sezonit turistik e një prej tyre duket se janë edhe këta policë rrugorë prej kartoni, të ngjitur në shtyllat anash rrugëve, natyrisht pranë një makine gjithashtu prej kartoni.Nuk dihet nëse kjo ide është pjesë e paketës së reklamave që Ministria e Punëve të Brendshme ka përgatitur për të forcuar besimin tek punonjësi i rendit dhe parandaluar aksidentet rrugore.Mundet që këto policë-reklamë t'i kujtojnë, shoferëve të makinave, të ulin shpejtësinë, por mund të bëjnë edhe të kundërtën, të nxisin aksidentet se shoferët mund të parapëlqejnë ndonjë "selfie" me ta.ar.sh/Oranews.tvpolice kartoni