Korçë, ktheheshin nga dasma, dy shokë humbin jetën në aksident
Korçë – Dy shokë, Julian Adili 29 vjeç nga Korça dhe Nertil Latifi, 32 vjeç nga Elbasani, kanë humbur jetën mëngjesin e sotshëm në një aksident, ndërsa ktheheshin nga një dasëm ku kishin marrë pjesë.Mësohet se dy të rinjtë ishin bërë pjesë e një gëzimi të përbashkët në fshatin Floq dhe në orët e para të mëngjesit janë nisur për në shtëitë e tyre në Korçë dhe në Elbasan.Makina ku ata mbetën të vrarë, ishte e Voltis Sollakut nga Korça.Shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe errësira në rrugë e mungesa e sinjalistikës dyshohet se kanë çuar në daljen e automjetit me targë AA864 DR nga rruga, ndërsa dy shokët udhëtonin në aksin rrugor Korçë- Ersekë.Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Dvoran, ku mjeti doli nga rruga dhe është përmbysur e rrokullisur disa herë.Njëri prej të rinjve, Julian Adili mësohet se ndërroi jetë në vend, ndërsa Nertili menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Korçës.Konsumimi i alkoolit gjatë dasmës duket se ka qënë shkaku kryesor që çoi në këtë aksident fatal për jetën e dy miqve.Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik që ka hapur mort në dy familje në Korçë dhe në Elbasan.Nisur nga fakti se makina i përkiste Voltis Sollakut, lajmi fillestar që u publikua ishte se pikërisht ai dhe vëllai i tij Ervis kishin qënë viktima të aksidentit, por pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar se makina iu është dhënë dy shokëve. ar.sh/Oranews.tv