Reforma Territoriale, produkt i pazareve politike
Ndarja territoriale nisi si nismë pozitive e koalicionit aktual qeverisës dhe si nevojë e vendit. Ndarja e vjetër ishte dukshëm jofunksionale dhe problematike, me kosto të madhe financiare për shtetin dhe qytetarët.Procesi i ndarjes së re përfshiu elementë të shoqërisë civile dhe një numër partnerësh ndërkombëtare.Kredoja e saj kryesore ishte standarti europian i ndarjes (suedez dhe zviceran), si dhe transparenca gjithëpërfshirëse. Opozita nuk mori pjesë edhe për paaftësinë e saj për të pasur një variant të ndarjes, pra një alternative konkurruese dhe cilësore të projektit lokal të Shqipërisë së dekadës së ardhshme.Në keto rrethana mazhoranca duket se ra "viktimë" e nevojës për aleatë të rinj nga opozita dhe e presioneve politike nga poshtë: shikoni hartën e re elektorale.Thuhet se kriter kryesor janë numri i banorëve, por siç shihet, nga numri i njësive vendore Gjirokastra ka më shumë bashki të reja sesa Tirana, Vlora dy herë më shumë se Durresi, etj. Të dhënat paradoksale nuk janë thjesht produkte të respektit ndaj "minoritetit" dhe as mbi nevoja urbane. Une i shoh thjeshtë si nevoja elektorale dhe ndarje pushteti midis grupeve te interesuara të oligarkise.Një bashki e re do të thotë, administratë, vende pune, investime, tendere, fitime, pushtet - pra gjithçka duan militantët dhe grupet oligarke. Ndaj numri i bashkive është numër parcelash pushteti, ndryshe nuk shpjegohet se psh, përse Saranda do ketë më shumë bashki sesa Durrësi, kur ka shtatë herë më pak banorë, ose sesa barazohen si bashki Tirana e Vora, e para me 17 herë më shumë banorë sesa e dyta.Paradokset janë të shumta, por ajo qe të bën më pesimist është treguesi sesi edhe një reformë kaq të rendësishme, kaq me interes publik, kaq me efekte në jetën qytetare dhe në të ardhmen e mirëadministrimit të vendit - nis bazuar në parime dhe mbaron bazuar në pazaret politike të ditës!Si çdo produkt tjetër i një politike që e sheh vendin si pronën e vet, qytetarët si skllevërit e vet të bindur, burimet natyrore si burime personale fitimi dhe nocionet e demokracisë si vitrina luksoze lokalesh brenda të cilave oligarkia kryen punët e pista! Janë dy palët, jo vetëm njëra, - tipike për oligarkine.E para ndan dhe i ofron pales tjeter placken e vet te fitimit, e dyta ben sikur nuk është pjesë e ndarjes por i gezohet plaçkës. Dhe dy palët + aleatët e tyre të pazareve kanë kurajon të na e shesin aktin e tyre si vepër patriotike, demokratike, evropiane! Sa trishtim!Kete koment qe analisti Afrim Krasniqi e postoi ne facebook e shoqeron me keto 4 foto

