Senegal, femrat bëjnë tatuazh në mishrat e dhëmbëve
Ndërsa shumë femra në vende të ndryshme të botës mundohen të zbardhin dhëmbet për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse, femrat në Senegal dinë një mënyrë tjetër: nxirjen e mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.Vajzat e vendit afrikan thonë se paraardhësit e tyre e kanë praktikuar këtë metodë që jep një buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.Kjo procedurë është bërë publike pasi një video është hedhur në rrjet. Një grua me emrin Marieme nxin mishrat e dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme që është klikuar nga rreth 20 mijë persona.“Nuk ja rekomnadoj askujt. Është një torturë e vërtetë”, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.“Kjo ka qenë një traditë e femrave të vendit tonë, por kohët e fundit ka rënë interesi. Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt” thekson gruaja që bën tatuazhe të tilla.