Tiranë, përfshihet nga flakët banesa, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Tiranë- Një shtëpi private në kryeqytet është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja është regjistruar pranë Shkollës së Bashkuar, ku flakët kanë djegur të gjitha orenditë e shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Shërbimet zjarrëfikëse bënë të mundur vënien në kontroll të zjarrit dhe shuarjen e plotë të flakëve.Mësohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e banorëve të kësaj shtëpie me pajisjet e gazit.