Botërori 2014, Argjentina në finale, mposht Hollandën me penallti (Video)
Argjentina do të jetë finalistja tjetër e Kampionatit Botëror, "Brazil 2014". Bardhekaltërit arritën të mposhtin Hollandën me penallti duke u bërë ekipi që do të sfidojë Gjermaninë në finalen e madhe, mbrëmjen e 13 korrikut. Ndeshja e luajtur në "Arena Corinthias" të Sao Paolos, ka përfunduar në barazim dhe ishin penalltitë ato që vendosën fatin e këtij takimi. Ndeshja ka filluar me një ritëm shumë të lartë ku ekipet përpiqeshin të sulmonin për të kaluar në avantazh, por rezultati mbeti i bardhë deri në fund. Argjentina ishte ekipi i cili luajti më mirë në këtë takim. Mundësinë më të artë për të shënuar gol e pati Hollanda me Robben në fundin e lojës i cili nuk shënoi dot pasi u pengua nga mbrojtësit. Loja e rregullt mbyllet në barazim pa gola dhe ndeshja shkon në shtesë. Edhe në këtë 30 minutësh, asnjëra nga ekipet nuk ka mundur të shënoojë dhe gjithçka u vensos nga penalltitë. Lojtarët e Hollandës gabuan me Vlar dhe Shnajder, ndërsa Argjentinasit u treguan të saktë në të gjitha gjuajtjet e tyre. Ekipi i Sabejas, ia del dhe tashmë do të luajë në finale përballë Gjermanisë në 13 korrik. Hollanda e pafat, shuan ëndrrat e saj pas humbejes, dhe tashmë mund të ngushëllohet vetëm duke fituar përballë Brazilit për vendin e 3-të në këtë Kupë Bote. Penalltitë (Video):