Marko Dajti: Tarifat e universiteteve, tradhti e Ramës - punësimi, çorbë e hidhur

Tiranë – Fronti i Majtë, komunistët shqiptarë, e konsiderojnë rritjen e tarifave në sistemin arsimor publik nga Qeveria “Rama” si një tradhti kombëtare shumë herë më të rëndë sesa inflancioni i diplomave, denoncuar po prej saj. Nga ana tjetër, akuzon Kryeministrin Rama dhe deputetët socialistë se premtuan shumë punësim, por realisht punësuan vetëm njerëzit e tyre.Sipas kreut të Frontit, Marko Dajtit, “sistemi aktual i arsimit të lartë favorizon nxënësit më të mirë të shkollave të mesme e në këtë mënyrë, në arsimin e lartë publik, sot shkojnë më të mirët dhe jo ata që janë më mirë nga gjendja ekonomike.”Në një deklaratë publike, Fronti i Majtë shprehet se është “totalisht kundër idesë së hedhur nga Qeveria për rritjen e tarifave të shkollimit për arsimin e lartë publik. Këtë masë ne e konsiderojmë në kundërshtim me të drejtën për arsimim që duhet t’u garantohet gjithë të rinjve, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.Fronti i Majtë shpreh mbështetjen maksimale për programet e qeverisë për forcimin e kontrollit mbi institucionet private të arsimit të lartë si dhe për programet e tjera që synojnë punësimin. Por ne nuk mund të pranojmë idenë se çështja e punësimit zgjidhet duke kufizuar të drejtën e arsimimit.Kryeministri Rama duhet të kuptojë se gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit kandidatët e tij për deputetë gatuan një “çorbë” të hidhur, duke premtuar se do të punësonin qindra mijëra njerëz në tatime, dogana, polici apo institucione të tjera. Por ata punësuan vetëm familjarët e tyre, ndërsa të tjerët i dërguan të mbushin radhët te oborri i Partisë Socialiste.Fronti i Majtë deklarohet edhe një herë kundër cenimit të të drejtës së arsimit për gjithë shtresat në nevojë. Kjo është një tradhti kombëtare shumë herë më e rëndë se sa inflacioni i diplomave që denoncoi Kryeministri. Kjo është po aq e rëndë sa edhe kërkesa për të mbyllur disa universitete publike në qytete të tjera,” përfundon deklarata.ar.sh/Oranews.tv