Botërori 2014/ Leksion gjerman, Brazili turpërohet në shtëpi duke u mundur 7-1
Askush nuk mund ta kishte imagjinuar se pikërisht Brazili, vendi organizator i Kupës së Botës do të largohej nga ky kompeticion duke u mundur 7-1 nga Gjermania . Brazili turpërohet para tifozerisë së tij pas një ndeshje shumë të dobët ndaj Gjermanëve të cilët pas kësaj fitoreje bëhen finalistët e Botërorit "Brazil 2014". Një takim i cili në fund do të vendoste se kush nga këto dy gjigandë të futbollit botëror do të fitonte të drejtën për të luajtur në finalen e madhe të "Maracana" më 13 Korrik. Dhe ekipi që ia doli ishte Gjermania.Brazilianët luajtën sot pa yllin e tyre Neymar, i cili pësoi një dëmtim serioz në çerekfinalen me Kolumbinë dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Mungonte gjithashtu edhe kapiteni Tiago Silva, por kjo nuk e justifikon kurrësesi humbjen e sotme. Ndeshja filloi me brazilanët më të motivuar, të cilët po qarkullonin më shumë topin në minutat e para.Vetëm 11 minuta lojë u deshën për t'u zhbllokuar rezultati dhe Gjermania kalon në avantazh me Tomas Myler i cili përfiton në zonë duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Ky gol i shokon totalisht brazilianët të cilët e kanë të vështirë të përqëndrohen. Në minutën e 22' Klose dyfishon rezultatin. Nuk zgjati as 2 minuta dhe Gjermania realizon edhe 2 gola të tjerë njeri pas tjetrit me mesfushorin Toni Kros. Për golin e 5-të mendon Kehdira. Pas 5 golave, ekipet shkojnë në dhomat e zhvshjes.Edhe pjesa e dytë foli vetëm për gjermanët. Në minutën e 70-të është përsëri Gjermania me Andre Shyrrle i cili realizon golin e 6-të. Minutat në vazhdim i japin mundësinë Gjermanisë të shënojë edhe golin e 7-të, përsëri me Shyrrle. Goli i Brazilit do të vinte vetëm në minutat shtesë. Në minutën e 91-të Oskar shënon golin e nderit për Brazilin, një gol ky që nuk ngushëllon askënd.Gjithçka mbyllet 7-1 dhe Gjermania bëhet finalistja e parë e Kupës së Botës. Tani gjermanët do të presin të ndeshet çifti, Hollandë - Argjentinë për të mësuar se kush do të jetë rivali i tyre në finale. Nga ana tjetër Brazili largohet me kokën poshtë dhe tani duhet të japë llogari përpara tifozave të cilët janë shumë të zemëruar. Golat e ndeshjes:Foto:[gallery ids="311981,311982,311983,311984,311985"]