Berisha: Një tufë lulesh nga unë, falenderoj 6 mijë miqtë që më uruan

Tiranë - Një tufë lulesh, një tufë trëndafilash blu nga ish-Kryeministri Berisha, janë falenderimi që ai i ka dëshiruar t'i dërgojë çdo fansi të tij, çdo njeriu që një javë më parë, e ka uruar për dy momente të shënuara të jetës. Siç ai e komenton vetë në Fb, "te shtunen qe kaloi, me date 5 korrik, ne si familje festuam ditelindjen e Lilit dhe 43 vjetorin e marteses tone.Me mesazhe ne FB, me sms, whats'app na uruan festen 6184 miq si dhe qytetare dashamires tane, sikunder 61.201 te tjere shprehen miresine dhe urimin e tyre me likes, sharing te statusit te dates 5 korrik te FB tone.Une dhe Lili u mahnitem dhe u mrekulluam nga lumi njerezor i ndienjave miqesore, ngrohtesise, njerezise tuaj qe beri festen tone nje dite te paharruar. Duke shprehur ndienjat me miqesore, urimet me te perzemerta dhe mirenjohjen me te thelle per ju dhe familjet tuaja ne kemi zgjedhur t'u dregojme kete tufe me lule secilit prej jush.Edhe nje here, shume faleminderit!" - përfundon Berisha në mesazhin e tij. ar.sh/Oranews.tv