Lezhë, arrestohet grupi i hajdutëve të banesave, dyshohen për disa raste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2014, 21:25
Lezhë- Policia e Lezhës ka goditur një grup të rinjsh, hajdutë banesash. Në prangat e bluve kanë rënë Adrian Nika 17 vjeç, Niko Maxhuni 17 vjeç dhe Kristjan Maxhuni 18 vjeç.Sipas policisë keta shtetas ne bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet se kane vjedhur disa banesa ne Lezhe.Aktualisht blutë, kanë dokumentuar vetëm vjedhjen e nje banese me 27 qershor, ku të arrestuarit kanë marre te gjitha pajisjet elektroshtepiake ne banese.Nga ana e policisë vijojnë hetimet, ndërsa materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.