Rama shtron iftar: Myslimanë e të krishterë shqiptarë, të palëkundur për europianizimin e tyre
Tiranë - Kreu i Qeverisë ka mbledhur trupin diplomatik në Shqipëri, figura politike dhe njerëz të shquar, drejtues të komuniteteve fetare në Shqipëri në një darkë "iftari", në respekt të Komunitetit Mysliman, që feston Muajin e Ramazanit.Rama preku dy çështje thelbësore në fjalën e hapjes së darkës: Mungesën e radikalizmit fetar islam në Shqipëri dhe problemin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, që po protestojnë prej ditësh.Rama theksoi se "iftari nuk bashkon në sofër vetëm myslimanët me njeri tjetrin, por edhe të krishterët me myslimanët" dhe theksoi se si myslimanët shqiptarë, ashtu edhe të krishterët, kanë qënë të palëkundur në dëshirën për europianizimin e tyre dhe po ashtu, edhe ata të Kosovës."Kam respekt të posaçëm për ata që besojnë në Zot," tha Rama. - "dhe e forcojnë përmes praktikës, besimin e tyre, sepse besoj po ashtu se praktika e besimit ka fuqinë e jashtëzakonshme të krijojë energji dhe forca të mëdha të së mirës për njerëzimin.Nga shkalla fare minimale e eksperiencës sime personale me agjërimin, shpresoj të kem kuptuar drejt. Ramzani nuk është të lëshohesh “bëlldum” në dorë të Zotit, por t’i dalësh Zot, qënies sate, familjes, të tjerëve, me forcën e zemrës dhe mendjes, të çliruara prej ç’ka brenda trupit mundon përditë, Zotin tek ti,. Duket se Ramazani është të dëgjoh urinë tek flet për shpërdorimin, siç flet për harresën, siç flet për nënvleftësimin, siç flet për mosrespektin e të kuptosh njeriun ashti siç profeti Muhamet thotë se Zoti e sheh, drejt e në zemër, krejtësisht në veprime, pa i parë veshjen, pa i parë pasurinë.Dhe ky besoj se është privilegji i bashkimit në një sofër iftari, ku personalja dhe shoqërorja i përkushtohen lidhjes së ripërtëritjes me veten dhe me të tjerët e të tjerët, përmes vetes.Shqipëria ëhstë një vend i mirë për t’iu gëzuar këtij privilegji, sepse iftari nuk bashkon në sofër vetëm myslimanët me njeri tjetrin, por edhe të krishterët me myslimanët.Këtu tek ne zbulohet për bukuri ajo pjesë e librit të hapur të Ramazanit, që nuk iu flet praktikantëve të besimit, por njerëzve në tërësi, të cilët iftari i bashkon në sofër si dritat e kandilave që si varg yjesh, lidhnin minaren e xhamisë së fushës së Çelës me këmbanaren e kishës të Gjuhadolit, thoshte Gjergj Fishta.“Kristianë që thonë “vallahi” dhe myslimanë që thonë “pasha të katër ungjijt e shenjtë””, na përshkruan ne shqiptarët një udhëtar i hershëm gjerman.Ishte një klerik i famshëm mysliman, patrioti Daut Boriçi, që mbajti fjalën e rastit kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës.Shqiptarët janë europianë me fe të ndryshme dhe jo një popull të krishterësh që i përkasin perëndimit kristian dhe myslimanësh që i takojnë lindjes islame.Shqipëria është një vend europian, ku myslimanë e të krishterë nuk janë lëkunduar asnjëherë seriozisht në dashurinë e tyre për Europën dhe në dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE dhe e tillë është edhe Kosova e mos qoftë e thënë të lëkunden ndonjëhërë,"- theksoi Kryeministri.ar.sh/Oranews.tv