Shfaqen pamjet si u vra komisar Lamaj, Frroku:S'kam lidhje me ngjarjen
Tiranë-Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në seancën në ngarkim të Arben Frrokut, të dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, janë shfaqur sot pamjet filmike të momentit të ekzekutimit tij në zonën e "Vasil Shantos" janarin e 2013-s. Pamjet janë marrë nga një supermarket, ato nuk janë shumë të qarta por tregojnë dinamikën e ngjarjes.Filmimet u shfaqën në sallë ku të pranishëm ishin dhe familjarët e të ndjerit Lamaj. Ndërsa për prokurorinë e krimeve të rënda këto filmime janë një provë e fortë që implikojnë Frrokun.Në video shihet momenti ku nga një makinë është qëlluar me breshëri drejt komisarit,ndërsa ai shihet që kërkon ndihmë në lokalin më të afërt.Ndërkohë e gjithë seanca gjyqësore ka qënë me tensione të forta mes të pandehurit dhe prokurorit Anton Martini. Frroku gjatë fjalës së tij i tha Martinit se e kishte marrë personale këtë çështje,ku i bëri thirrje që të gjejë vrasësit e vërtetë.I menjëhershëm ka qënë reagimi i prokurorit ku i ka kërkuar gjykatës t’i tërheqë vëmendjen të pandehurit dhe ndihej i kërcënuar nga deklaratat e tij.Një ufo e ka cilësuar dëshmitarin e prokurorisë Arben Ndoka,i pandehuri. Ndoka pretendon se ka parë biznesmenin atë natë në vendin e ngjarjes dhe se ka qëlluar mbi komisar Lamaj.“Kemi 4 muaj që e presim këtë dëshmitarë dhe akoma nuk po vjen të dëshmojë. Keni 17 muaj që më mbani padrejtësisht,ky është vend i cuditëshëm me njerëz të çuditshëm,të cilët regjizojnë shumë bukur. Po mbahet biznesi ne burg,Prokuroria ka ngatërruar pistë.”-u shpreh Frroku .Pritet që ne seancat e ardhshme të dëshmojë dhe dëshmitari tashmë i mbrojtur nga drejtësia. Mësohet se ai do japë dëshminë e tij me video konferencë për shkak të sigurisë së tij.(Video: Pamjet filmike të momentit të ekzekutimit të komisar Dritan Lamajt të shfaqura sot në Gjykatë)