INSTAT për ekonominë, Filipi: S’ka vend për alarm, ritmika e ekonomisë në rritje

Ndërsa në raportin e fundit të INSTAT u vu re prej tre muajsh inflacioni vazhdon të jetë në rënie, drejtori i përgjithshëm i INSTAT, Gjergj Filipi, deklaron se nuk ka vend për tu alarmuar.Në një intervistë për RTV Ora News përballë gazetarit Edvin Peçi, Filipi tha se vihet re një rritje prej 1.6% e ritmikës së ekonomisë, sinjal ky që sipas tij është pozitiv.“Kemi një rritje prej 1.6% të ritmikës së ekonomisë, sinjali duket që është interesant, për sa kohë që ka rritje, duke qënë se ka një rigjenerim, nuk ka nevojë për të qënë alarmant.Sigurisht që ka vend për përmirësim. Shqipëria duhet të ketë ritme më të larta rritje , nëse ne duam të afrohemi vendeve dhe nivelit të jetesës së Bashkimit Europian, ku tashmë kemi dhe statusin për tu kandiduar në një ditë jo shumë të largët. Patjetër, 3-mujori është një prej treguesve, viti ka dhe 3-mujorë të tjerë.Zakonisht, 3-mujori i parë është modest, për hirë të karakteristikave që ka ekonomia shqiptare, është thjeshtë viti ku kompanitë njihen me rregullat e reja apo me parashikimet e tyre për tregun” – tha Filipi.Filipi shtoi më tej se kemi një rritje të parametrave të industrisë nxjërrëse dhe përpunuese, por që kemi një dobësim në sektorin e ndërtimit.Drejtori i përgjithshëm INSTAT, i pyetur për mënyrën se si ka vepruar për të ndryshuar përceptimin e imazhit të këtij institucioni, i cili gjatë viteve të fundit ju ka shkuar më shumë përshtat orekseve të qeverisë, Filipi është përgjigjur se mënyra e publikimit të të dhënave në mënyrë kohërente dhe të vazhdueshme, që të dhënat të jenë më të besueshme, ndërsa nga ana tjetër shtoi se një institucion është i pavarur kur ka profesionalizëm, komunikim dhe transparencë.Arritja më e madhe sipas Filipit është konsultimi me eksepertët më të mirë europian dhe të Fondit Monetar Europian.“Në radhë të parë e kuptoni që po ju vijnë më shumë tabela, më shumë të dhëna, më shumë informacion. Hera e parë që prodhohet produkti i 3-mujorit të parë në çmime koherente. Secili vëzhgues apo analist ka mundësi të bëj analizat e tij me çmimet nominale dhe reale të ritmikës së ekonomisë. Janë një sërë përmirësimesh akademike, analitike, shkencore të cilat mundësojnë që të bëhët një analizë më e qartë e ritmikës së vendit.Hallka e dytë është proçesi i ngjashëm që bëjnë të gjithë institutet e statistikave në të gjithë globin. INSTAT-ti bën bilancin e shtetit, siç bëjnë kompanitë bilancet e tyre vjetore.Ne e marrim me seriozitetin më të madh të mundshëm, konsultohemi me ekspertë shumë të mirë europian dhe të Fondit Monetar Europian, në rastin e produktit respektiv, se si ky instrument të jetë i krahasueshëm me vendet e tjera. Mendoj se nuk ka instrument më të mirë për pavarsimin e institucioneve publike sesa rritja e profesionalitetit, rritja e komunikimit dhe transparencës.Filipi shtoi më tej se: “INSTAT-it  i duhet të përpunojë shifra dhe të dhëna, afate kohore dhe metodologji, identike me vendet e Bashkimit Europian, pasi Shqipëria në këtë fushë nuk ka pse të mos jetë europiane”. Intervista e plotë:Edvin Peçi: E nisim me të dhënat më të fundit të dokumentit  të publikuar ditën e djeshme, cilat janë të dhënat kryesore?Gjergj Filipi: Ky është një publikim periodik, është fjala për shifrat e rritjes ekonomike e matur me vlerën e shtuar bruto dhe dje publikuam të dhënat për 3-mujorin e parë. INSTAT-i ka një periodicitet për publikim e këtyre të dhënave, 90 ditë pasi mbyllet 3-mujori, ne publikojmë shifrat parësore. Them parësore, sepse ky është një proçes që vijon. Është më  hershmi si indikator, i cili në vijimësi përmirësohet. Këto janë raporte specifike, të cilat nuk janë specifike për gjetje, dhe kanë raportim të ngjashëm. Pra, sektorët janë të njëjtë, ritmika është e njëjtë. Kësaj radhe kemi pasur ndryshime metodologjike, të cilët vijnë dhe pasojnë ndryshime të medhaja metodologjike, që bëmë para rreth një muaji për llogarit kombëtare vjetore, u reflektuan kësaj radhe për herë të parë në instrumentin 3-mujor të matjes së ritmikës së aktivitetit ekonomik, për 3-mujorin e parë të vitit 2014. Vlen të permendet se kemi një dinamikë interesante në këtë 3-mujor të parë, është heret për të arritur konkluzione të medhaja, sepse duhen parë se si vijojnë në kohë, por kemi një aktivitet të rëndësishëm në sektorin e industrisë, e cila ishte me rritje vjetore, me rreth 8.4%, pra të dyja industritë nxjerrëse dhe përpunuese. Industria nxjerrëse ka parametra më interesant, sesa industria përpunuese. Vihet re dobësimi i sektorit të ndërtimit në vijimësi. Në këtë 3-mujor, e shohim çdo gjë të krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të shkuar.Edvin Peçi: Si kanë qënë të dhënat e fundit të rritja ekonomike në bazë të këtyre të dhënave , krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit 2013?Gjergj Filipi: Kemi një rritje prej 1.6% të ritmikës së ekonomisë, sinjali duket që është interesant, për sa kohë që ka rritje, duke qënë se ka një rigjenerim, nuk ka nevojë për të qënë alarmant. Sigurisht që ka vend për përmirësim. Shqipëria duhet të ketë ritme më të larta rritje , nëse ne duam të afrohemi vendeve dhe nivelit të jetesës së Bashkimit Europian, ku tashmë kemi dhe statusin për tu kandiduar në një ditë jo shumë të largët. Patjetër, 3-mujori është një prej treguesve, viti ka dhe 3-mujorë të tjerë. Zakonisht, 3-mujori i parë është modest, për hirë të karakteristikave që ka ekonomia shqiptare, është thjeshtë viti ku kompanitë njihen me rregullat e reja apo me parashikimet e tyre për tregun.Edvin Peçi: Po duke e krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2013, ka një rritje?Gjergj Filipi: Ka një rritje prej 0.16%,  është një rritje shumë e lehtë. Zakonisht midis 3-mujorit të katërt dhe të parë ekziston një diferencë e vogël në favor të 3-mujorit katërt zakonisht, këtë radhë e kemi në favor të 3-mujorit të parë. Duhet mirëkuptuar kjo situatë, nuk është hapur buxheti ditët e para të janarit, Thesari s’ka filluar ende punën e tij të plotë gjatë këtij tremujori, ndërsa në 3-mujorin e katërt është duke mbyllur një vit pararendës dhe është në kapacitete të plota. Megjithatë 0.16% nuk është orientues në këtë rast , duke krahasuar 3-mujorët me njëri-tjetrin. Është më e udhës të krahasohet i pari me të parin, sepse ajo tregon ritmikë të vitit të mëparshëm. Shifra e 2013-tës është ende paraprake, e vutë re që ka ndryshuar shifra e 2013-tës nga ajo që ishte 3 muaj më përpara. Viti 2013 është ende në proçes, në kuptimin që kompanitë kanë deklaruar bilancet e tyre vjetore, por disa prej tyre janë duke pritur miratimin e bordit të aksionerëve për bilancet respektive dhe i lejon kohë. Është në proçes edhe 2013-ta, nuk është ende i plotë.Edvin Peçi: Kur pritet ta kemi më të plotë?Gjergj Filipi: Viti i fundit i plotë që kemi ne si INSTAT është 2011-ta dhe 2012-ta është gjysëm-final. Kjo situatë ka vetëm 4 javë që është e tillë, para 4 javëve viti i fundit i plotë ishte 2009-ta. Kemi avancuar me dy vjet dhe kjo e ndihmon shumë analizën tonë. Sepse ritmika 3-mujore është si pedana e kërcimit, në qoftë se është një pedanë e mirë kërcimi është i mirë, dhe e kundërta. Pra vjetori është baza, ajo është ritmika reale e ekonomisë, ku është mbyllur një vit fiskal dhe të gjithë parametrat që me 1 janar dhe mbarojnë me 31 dhjetor. Shifrat që do të shikoni, nuk janë tashmë më bazë vitin 2005-së, por janë me bazë vitin 2010-të në kontekstin e indekseve. E bëjmë këtë sepse të gjitha vendet bashkohore apo vendet e Bashkimit Europian punojnë me këtë ritmikë. INSTAT-i tashmë po punon me ritmikën e një instituti statistikash nga pikëpamja e indikatorit dhe metodologjisë së tij. Do të na duhet 1 apo 2 vite ta adaptojmë plotësisht këtë ritmikë, në mënyrë që të jemi në të njëjtën kategori apo të njëjten fuqi llogaritjeje si institucionet simotra në Bashkimin Europian. Baza e indikatorëve është e tillë, dhe këto indikatorë janë të krahasueshëm patjetër me vendet e tjera kandidate.Edvin Peçi: INSTAT-i është parë vitet e fundit si një institucion që i shkon përshtat orekseve të qeverisë. Ju çfarë keni bërë për ta ndarë një herë e mirë nga ky perceptim i përgjithshëm të institucionit, në publikim e shifrave sa më të besueshme, që pastaj të analizohen dhe nga ekspertët?Gjergj Filipi: Në radhë të parë e kuptoni që po ju vijnë më shumë tabela, më shumë të dhëna, më shumë informacion. Hera e parë që prodhohet produkti i 3-mujorit të parë në çmime koherente. Secili vëzhgues apo analist ka mundësi të bëj analizat e tij me çmimet nominale dhe reale të ritmikës së ekonomisë. Tabelat që janë prodhuar me të njëjtin publikim janë 9-të, më parë prodhoheshin katër. Kemi bërë lidhje 3-mujor me 3-mujor të vitit paraardhës, janë një sërë përmirësimesh akademike, analitike, shkencore të cilat mundësojnë që të bëhët një analizë më e qartë e ritmikës së vendit. Hallka e dytë është proçesi i ngjashëm që bëjnë të gjithë institutet e statistikave në të gjithë globin. INSTAT-ti bën bilancin e shtetit, siç bëjnë kompanitë bilancet e tyre vjetore. Është një punë e përmasave e frikshme në kontekstin e punimeve të vogla, kombinimit të tyre nëpër sektor dhe shumë të tjera. Ne e marrim me seriozitetin më të madh të mundshëm, konsultohemi me ekspertë shumë të mirë europian dhe të Fondit Monetar Europian, në rastin e produktit respektiv, se si ky instrument të jetë i krahasueshëm me vendet e tjera. Mendoj se nuk ka instrument më të mirë për pavarsimin e institucioneve publike sesa rritja e profesionalitetit, rritja e komunikimit dhe transparencës. INSTAT-i duhet të përpunojë shifra dhe të dhëna, afate kohore dhe metodologji, identike me vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria në këtë fushë nuk ka pse të mos jetë europiane.Edvin Peçi: Duke u ndalur tek shifrat që keni publikuar, sa realiste janë duke ju referuar shifrave dhe parashikimeve të bëra nga Fondi Ndërkombëtar Monetar, për rritje ekonomike në nivel 2.1% për vitin 2014, apo jemi ende heret për të folur për këtë?Gjergj Filipi: Nuk jemi heret, jemi tek dera e gabuar. Unë analizat e mia do ti nxjerr në mënyrën më të mirë të mundshme, mundësisht pa asnje lloj gabimi apo keqinterpretimi. Kjo pjesë është jasht detyrave por dhe jasht mundësive të Instituti të Statistikave, dhe mendoj se është mirë që është kështu. Ne masim çfarë kemi.