Korçë, vodhën 2.5 mln euro në bankë, 33 vite e 4 muaj burg 5 bankierëve

Korçë- 33 vjet e 4 muaj burg është dënimi që gjykata e Korçës ka dhënë sot për ish-Drejtorin e filialit të një banke, tre bankierët dhe pronarin e lojërave të fatit, të cilët grabitën nga banka 2.5 mln euro. Kështu në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve, togat e zeza kanë dhënë 14 vjet burg për Blendi Topallin dhe 12 vjet burg për pronarin e lojërave të fatit Ervin Xhaci për akuzën e “vjedhje dhe pastrim parash”.Ndërkaq gjykata ka dënuar me nga 2 vjet burg tre prej bankierëve, Kimet Hoxhën, Julian Koshon dhe Loren Ballcon dhe me 1 vit e 4 muaj me kusht për 4 vjet bankieren Fjoralba Andrea.Blendi Topalli, drejtori i filialit të bankës në Bilisht të Korçës, u arrestua më 4 shtator 2013 në sajë të operacionit të koduar "Bankieri", që do të finalizohej më pas mbrëmjen e 6 dhjetorit me ndalimin e personave të tjerë, 4 prej tyre bankierë.Këta shtetas mashtronin klientët duke i dhënë libreza falso, dhe paratë që qytetarët mendonin se i kishin depozituar në bankë për t’i siguruar, kalonin në xhepat e tyre.Hetimet disa mujore zbuluan skemën e mashtrimit përmes të cilës janë grabitur 2.8 milionë euro nga filial i një banke në Bilisht të Korçës.Topalli vodhi leket e 60 klienteve, Drejtori parate i luante bixhozSipas prokurorisë, menjëherë pas ekzekutimit masës së sigurimit ndaj B.Topallit (në datë 03.09.2013), është zbuluar se ai, në bashkëpunim edhe me punonjës të tjerë të bankës, ka cënuar dhe ka vjedhur lekët nga rreth 60 klientë të tjerë të bankës, në një shumë prej 2 800 000 euro, duke i tërhequr drejtëpërsëdrejti shumat e lekëve nga llogari, ose duke i transferuar në kundërshtim me ligjin, në llogari të personave të tjerë (të njohur të B. Topallit, E. Xhaci, apo personave të tjerë të njohur të personave që merreshin me llotari sportive), informon atsh.Më konkretisht shtetasi nën hetim B. Topalli ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës K. Hoxha, J. Kosho (punonjës të degës së Bank agjensia Kapshticë, në varësi të degës Bilisht, L. Ballço (punonjës i Bankes dega Bilisht) si dhe me shtetasen F. Andrea (arkëtare e Bankes dega Korçë).Gjithashtu ky shtetas për të realizuar këtë vjedhje me përmasa të mëdha, ka bashkëpunuar edhe me shtetasin E. Xhaçi, (shok I B. Topallit), i cili është personi i vetëm me të cilin B. Topalli, kishte kontakt për vendosjen e basteve sportive, i cili përveçse përfitues vetë drejtpërsëdrejti, i ka sërvirur shtetasit B. Topalli, emrat “e përfituesve”, të tjerë, të cilët i kanë tërhequr shumat e lekëve, eurove apo dollarëve për llogari të E.Xhaçi, apo miqëve dhe të njohurve të tij. Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E. Xhaçi, është shok me shtetasen F. Andrea.Më konkretisht si rezultat i ndihmës së shtetasve L. Ballço, K. Hoxha J. Kosho dhe F. Andrea, B. Topalli ka mundur të kryejë më shumë se 100 transferta dhe tërheqje të paligjshme duke vjedhur një shumë prej rreth 2 800 000 euro. Kështu nga hetimi ka rezultuar se klientët nuk kanë qënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në momentin e transfertave ose tërheqjeve. Personat e debituar nuk kanë pasur asnjë lidhje me personat “Përfitues”, këta të fundit ose janë miq të B. Topallit, ose miq të E. Xhaçit. Të gjitha transkasionet e kryera kanë qënë fiktivë dhe thjesht për të mundësuar tërheqjen e shumës së lekëve.