Schwarzenberg:Centrali atomik në Çeki, i sigurt
Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, njëherësh kandidat në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, tha se Çekia duhet ta përfundoj ndërtimin e njësisë 3 dhe 4 të centralit atomik në Temelin dhe se ky central është i sigurt.Në një intervistë për revistën austriake, Profil, zoti Schwarzenberg ka përmendur vizitën e fundit të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në Pragë, dhe kërkesën e saj që autoritetet e Çekisë ta zgjedhin kompaninë amerikane, Westinghouse, për ndërtimin e njësiteve të reja në Temelin.Ofertë për projektin Temelin ka dërguar edhe një konzorcium çeko-rus.Ky projekt vlerësohet se e ka vlerën ndërmjet 10-15 miliardë dollarë.Austria e ka kundërshtuar punën e centralit atomik në Temelin, që nga kufiri austriak është larg 60 kilometra.Ministri Schwarzenberg tha se ai nuk ka frikë se mund të ndodhë ndonjë aksident shkatërrues, siç ishte ai i vitit të kaluar në centralin atomik në Fukushima të Japonisë.