SHBA, sërish masakër në Aurora

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se e kanë humbur betejën ndaj sulmeve me armë. Shteti perëdimor i Kolorados është ka dëgjuar në fillim të këtij viti një tjetër masakër, pas vrasjes së 12 personave në një kinema, teksa transmetohej filmi Batman.Një person i mbyllur në një shtëpi ka vrarë tre pengjet e tij, ndërsa me ndërhyrjen e policisë ka mbetur i vrarë edhe autori.Ngjarja ndodhi në një kohë kur pjesa dërrmuese e popullsisë amerikane është ende e tronditur nga masakra e 14 dhjetorit në shkollën Sandy Hook, ku humbën jetën 27 persona.Amerkanët nuk kanë harruar edhe e dy zjarrfikësve të cilët ranë në kurthin e një personi që i kishte vënë flakën shtëpisë, si dhe ajo e 4 personave në një shkëmbim zjarri në Pensilvani.Presidenti Obama deklaroi pas masakrës së 14 dhjetorit se do të marrë masa për kufizimin e shitjes së armëve, nismë në të cilën ai po has rezistencën e fortë të biznesmenëve të armëve dhe lobit të tyre.