Obama: Kërkohet aksion për kufirin e borxhit
Presidenti Amerikan, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se pas mospajtimeve të ashpra aktuale në Kongres, për legjislacionin për parandalimin e të ashtuquajturës “tatëpjetë fiskale”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të lejojnë mospajtime të tjera për buxhetin.Në fjalimin e tij të sotëm, në radio dhe në Internet, Presidenti Obama tha se ligji i ri, që ai e nënshkroi të Entjen, ishte vetëm një hap për zgjidhjen e problemeve fiskale dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këto komente u bënë në periudhën kur Demokratët dhe Republikanët në Kongres po përgatiten për një betejë tjetër të ashpër lidhur me legjislacionin për kufizimin e marrjes së huas deri në shumën prej 16400 miliardë dollarësh.Kongresi i ka afro dy muaj për ta rritur kulmin e borxhit, për të lejuar më tepër huamarrje nga qeveria ose rrezikon që administrata të falimentoj dhe të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet dhe obligimet financiare.